‘Incidenti’ në avion, si u dëbua Edi Rama nga fluturimi i Lufthansas drejt SHBA

Revista gjermane ‘Der Spiegel’ raportoi të premten se kryeministri i Shqipërisë ishte shoqëruar nga policia gjermane në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar,

pas një konflikti me stafin e një avioni të kompanisë Lufthansa, për shkak të refuzimit të mbajtjes së maskës së përshtatshme kundër COVID-19.

Der Spiegel raporton se incidenti, i konfirmuar nga pasagjerë të tjerë të linjës Frankfurt-Detroit, filloi me refuzimin e Ramës për të mbajtur maskën e detyruar në avion.

Rama, i cili nxorri në rrugët e Tiranës blindat për të imponuar karantinën dhe i kërcënoi qytetarët shqiptarë duke publikuar video ku policë rrihnin protestues në rrugë për shkelje të rregullave kundër përphapjes së COVID-19, raporohet se në fulturim e datës 3 dhjetor ka refuzuar të mbajë maskën e kërkuar nga ekuipazhi.

Në artikull shkruhet se stafi i avionit u detyrua të njoftonte kapitenin e fluturimit, por as ky nuk e bindi dot Ramën.

“Kur edhe pas kësaj, shefi i qeverisë së Shqipërisë nuk iu bind detyrimit të përgjithshëm që të mbante një maskë FFP2 apo një maskë kirurgjikale në vend të maskës prej cope të thjeshtë, Rama u shoqërua jashtë avionit prej policisë federale,” shkruan Spiegel.

Endri Fuga, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë qeverisë nuk e mohoi incidentin, por pretendoi në një postim në Twitter se ai ishte shkaktuar nga stafi i avionit dhe se kompania kishte kërkuar ndjesë.

“Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, shkroi Fuga, duke vendosur edhe një foto të një e-maili me kompaninë.

Megjithatë e-maili nuk e shfajëson Ramën nga pretendimet e ngritura në Der Spiegel. Në të kompania është e kujdesshme të shprehet se kërkonte ndjesë vetëm “në rast se sjellja e ndonjë anëtari të ekuipazhit ishte perceptuar si jo e përshtatshme dhe nuk ishte trajtuar me ndjeshmërinë dhe diskrecionin e nevojshëm”.

Spiegel nga ana e saj thotë se drejtuesi i Lufthansas Carsten Spohr e kishte pranuar incidentin në një intervistë për revistën në 1 prill edhe pse nuk e ka përmendur emrin e Ramës. Gjatë intervistës i pyetur për telashet me një “shef qeverie” që kishte refuzuar të vendoste maskën, Spohr ka mbështetur vendimin e punonjësve të kompanisë ajërore për ta larguar Ramën nga kabina e avionit.

“Si për çdo pasagjer asistenti i fluturimit iu lut me mirësjellje zotërisë të vendoste maskën: një herë, dy herë. Pas kësaj drejtuesja e kabinës shkoi tek ai: një herë, dy herë. Pasi edhe pas kësaj nuk ndodhi asgjë kapiteni u kujdes që pasagjeri të zbritej nga bordi i shoqëruar nga policia federale,” tha Spohr.

“Unë mbështes plotësisht ekuipazhin tonë, nuk ka trajtime preferenciale,” shtoi ai.

I pyetur nga BIRN nëse kjo sjellje tregonte standard të dyfishtë dhe nëse kishte qëndrim për sa shkruhej në revistën gjermane ‘Spiegel’, Fuga tha se nuk do i shtonte asgjë asaj që kishte shkruar në Twitter./Reporter.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...