E pazakontë/ Kush është e famshmja shqiptare që qëllon mbi shënjestër foton e vjehrrës në poligon qitje

Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbuluar një ngjarje të pazakontë.

Sipas tij, një personazh e njohur e botës së showbizz shkon rregullisht në një poligon qitjeje, por në vend të shënjestrës, ajo përdor foton e vjehrrës së tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Karamuço ka etiketuar gazetaren Klodiana Lala, e cila ndoshta është në dijeni të kësaj ngjarjeje.

“Klodiana Lala nuk e kisha imagjinuar kurrë që një personazh shumë i njohur publik i showbiz, që frekuenton rregullisht poligonet e qitjes, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj. Rast studimor kriminologjik me elementë shumë serioz për fatet e shoqërisë tonë…”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, të gjithë janë bërë kuriozë se për cilin personazh bëhet fjalë dhe padyshim komentet ishin të shumta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...