ÇMENDURI…/ Nga Sandokani tek Ezeli apo Ronaldo, si ua vendosin shqiptarët emrin fëmijëve

Kur vjen një fëmijë në jetë, emri që do të mbajë është shumë i rëndësishëm.

Prindërit mendojnë idetë nga më të ndryshme. Në këtë artikull do të ndalemi tek disa raste kur njerëzit janë frymëzuar nga filmat, personazhe fiktivë, aktorë, futbollistë etj.

Sipas të dhënave të INSTAT të paktën 31 persona në Shqipëri mbajnë emrin Sandokan. Këtë personazh e kemi parë në televizion si serial të animuar, por edhe film. Sandokan është një personazh i krijuar nga autori italian Emilio Salgari. Në vitin 1883 ai publikoi për herë të parë aventurat e piratit, i cili përgjatë Detit të Kinës Jugore njihej si “Tigri i Malajzisë”.

Tarzani është një tjetër emër i marrë nga filmat e animuara dhe i përdorur në Shqipëri. Nga të dhënat rezultojnë se 33 persona mbajnë emrin e tillë. Tarzanin jemi mësuar ta shohim në filmin e animuar në vitin 1999 ku pasi u rrit në xhungël, personazhi arrin të prekë civilizimin.

Por shqiptarët nuk janë fiksuar vetëm pas filmave të animuar. Së fundmi, serialet turke kanë sjellë shumëllojshmëri emrash më të ndryshëm. Megjithatë më pikanti është “Ezel”.

Personazhi i luajtur nga Kenan Imirzalioglu fitoi zemrën e shumë shikuesve dhe mesa duket tek një pjesë ka lënë një shenjë të fortë. Të paktën 21 persona mbajnë emrin Ezel në Shqipëri.

“Ezel” ishte një serial turk dramë krimi i cili është transmetuar edhe në TV Klan. Seriali u bazua në romanin Konti i Monte Kristos i shkruar nga Dumas dhe ishte përshtatur në mënyrë të tillë sa xhirimet u zhvilluan në disa shtete, Turqi, Qipro, Kroaci, Angli dhe Bosnje.

Por nuk ngelet pas edhe pëlqimi i shqiptarëve për aktorët. Një ndër më të pëlqyerit në vitet ’90 ka qenë Jean-Claude Van Damme. Mesa duket, ai ka qenë shumë i pëlqyer aq sa 18 persona kanë marrë për emër mbiemrin e tij, Vandam.

Shqiptarët nuk kanë lënë pas edhe dashurinë për futbollin dhe ua kanë transmetuar atë fëmijëve, deri në emër. Më së shumti janë emrat e futbollistëve brazilianë.

1484 qytetarë në Shqipëri mbajnë emrin Ronaldo, 121 Rivaldo dhe 13 Ronaldinjo. Ndërkohë tifozët italianë dhe të Milanit duket se kanë përdorur emrin e kapitenit legjendar të kuqezinjve, Maldini. Plot 89 persona mbajnë këtë emër.

Ajo që shihet në të dhënat e INSTAT, përveç përdorimit të emrave të huaj është edhe mënyra se si shkruhen në regjistrin e Gjendjes Civile. Për shembull, 16 persona mbajnë emrin William, pavarësisht se në alfabetin e gjuhës shqipe nuk ekziston “w”./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...