Arrestohet vëllai i ish-deputetit të Shqipërisë, ja cfare beri ai… (emri, foto)

Fatos Alimadhi, 54 vjeç, banues në Tiranë si dhe vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi është vënë në pranga nga Policia e Tiranës.

 

Mësohet se Alimadhi, me profesion përmbarues akuzohet se ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt. Një shtetas ka marrë kredi në emër të një subjekti, dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. (momentin që ndërron jetë kredinë e mbulon siguracioni i jetës). Por ky përmbarues (Fatos Alimadhi) i bllokonte llogaritë familjarëve të të ndjerit, pa i lajmëruar.

 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”.

 

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

 

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Procedohen penalisht 2 të tjerë.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Açount”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

 

– F. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

 

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Moderatori i njohur: Luizi e “ha” Butrintin për mëngjes, ai është zero me xhufkë

Ditën e djeshme Luizi deklaroi se vetëm hyrja e Butrintit në reality-show do t'i prishte lojën.   Megjithatë, sipas gazetarit dhe moderatorit Blendi Salaj në termat...

“Kur të shkosh te K dil vet” Kur batuta tallëse e Luiz Ejllit la pa fjalë Edi Ramën (FOTO)

Luiz Ejlli njihet tashmë për batutat e tij në shtëpinë e BigBrother Vip Albania. Por një koment i tij në një postim të kryeministrit...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Gruaja më kapi mat mesazhet me një femër tjetër”, rrëfehet Andi Shkoza

Kengëtari i mirënjohur Andi shkoza, së fundmi ka dhënë...

Moderatori i njohur: Luizi e “ha” Butrintin për mëngjes, ai është zero me xhufkë

Ditën e djeshme Luizi deklaroi se vetëm hyrja e...

‘E çoi te burimi dhe… a u dha më në fund puthja e shumëpritur?

Vëllai i Madh i ka dënuar banorët ditën e...