Studenti i zellshëm që u bë vrasës, Karamuço: Tani është ‘gjeneral’ (video)

Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço tregoi mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e Opinion rastin e një studenti që spikaste për zgjuarsinë dhe zellin në shkollë, e që pas disa vitesh u bë pjesë e botës së krimit.

“…Para disa vitesh në një universitet privat kam patur në bankë të parë njërin, mbase është një çik më lart sesa këta, i cili gjatë gjithë kohës rrinte në bankë të parë, mbante shënime, bënte disa pyetje specifike dhe bënte analiza të mirëfillta.

Ishte student dhe u diplomua dhe tani është gjeneral nuk është kolonel si puna e këtyre. Dhe unë habitesha për zgjuarsinë dhe për mënyrën sesi kërkonte informacion.

Student i rregullt dhe kur më kanë thënë oficerët e krimeve që ti ke përgatitur gjermanin, jo partizanin… unë nuk e dija, sepse doli më vonë CV-ja e tij”, tha Karamuço, pa zbuluar emrin e personazhit në fjalë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...