“S’kam kë të telefonoj…”, këngëtarja shqiptare e trishtuar pas humbjes së prindërve

Ajo është jo vetëm një këngëtare me vokal të vecantë dhe të dallueshëm nga të tjerët, por edhe një super aktore, ku së fundmi është pjesë e spektaklit të humorit “Kosherja”.

 

E kemi fjalën për Egzona Ademin, e cila ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, në një rrëfim personal dhe të ndjerë mbi jetën e saj. Ajo ka humbur të dy prindërit, dhe shpesh herë i kujton ata në rrjete sociale.

 

Ajo shpreh se sëfundmi ka marrë vendimin që të mos flas më aq shpesh për ta publikisht pasi e vuan tepër përmendjen e tyre dhe nuk ka tashmë se kujt t’i telefonojë.“Kur ndrroj jetë babi, ndaja çdo datë 16 Janar kur vinte. Një koleg më tha ‘mos trishtohesh shumë?’ i thirra mendjes dhe thashë mos ka të drejtë.

 

Mund ta ndash njëherë, por më mirë është ndoshta kur e ndan më pak sesa t’i imponosh njerëzve që je duke vuajtur. Dhe tani që flas më merret fryma. Kam vendosur që do e ndaj vetëm kur e ndjej.”“Ndoshta kur ke një lajm të gëzuar që do ta ndash me dikë, por të them të drejtën unë jam tërë ditën jashtë se jam në punë.

 

Mua më ka detyruar jeta të rri vetëm. Kam ndonjë lajm, personi i parë që merrja mami ose babin. Sepse ata gëzonin në fund të ditës, ata janë gëzuar gjithmonë më shumë se të gjithë.”

 

“Unë i kam kujtimet nostalgjike me mamin, që ishte në gjendje si ishte dhe erdhi në sallë, më ndoqi mua, dhe ishte hera e fundit që ishte në sallë dhe më ka ndjekur. Pavarësisht se ka qenë në kushte fizike të papërballueshme, ajo më suportonte.”, tregoi Ademi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...