Pendohet Rudina/ “Mark, më fal që nuk kam pranuar ta bëjmë…, por jam penduar”

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është shprehur se është gati të ketë një fëmijë me Mark Frrokun, me të cilin vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë.

 

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, Rudina i kërkoi falje Markut dhe tha se arsyeja pse ende s’kanë bërë një bebe është sepse ajo e ka shtyrë.

 

“Deri më tani nuk kam qenë gati për një fëmijë, sepse doja që Viki të rritej dhe duke u rritur bashkë me Ertën dhe Nardin në shtëpi, kanë këtë marrëdhënie”.

 

“Po të ishte një tjetër beb në mes, do ishte e vështirë të kishin këtë afrimitet që kanë. Gati jam, në dasht Zoti kur t’i vijë tani. Mark më fal, por me të thënë të drejtën gjithmonë e kam shtyrë”, tha Rudina.

 

Duket se marrëdhënia e tyre po shkon për mrekulli. Mark Frroku dhe Rudina Dembacaj janë një nga ciftet më të njohura në Shqipëri dhe krijojnë gjithmonë lajm.

 

Presim që në vitin 2023 Rudinën ta shohim nënë sërish dhe do të jetë një tjetër lajm i mirë për familjen e tyre të re dhe të madhe.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img