“Një muaj pa s*ks”/ Mikela Pupa dhe Erion Kukaj zbulojnë detaje nga lidhja e tyre: Kalojmë shumë kohë bashkë

Mikela Pupa dhe Erion Kukaj, janë çifti i tretë të cilët dolën nga emisioni i ‘Për’puthen’ për këtë sezon. Çifti u deklaruan për njëri-tjetrin disa javë më parë mes ulje- ngritjesh që kaluan gjatë programit.

 

Çifti dhuroi disa momente emocionuese mbrëmjen e të shtunës. Mes deklaratave të dashurisë dhe surprizave, dyshja kanë emocionuar jo vetëm fansat, por edhe të pranishmit në studio. Një moment i veçantë ishte edhe kënga që Erjoni i kishte dedikuar Mikelës.

 

Pas daljeve të tyre publike tashmë si çift, ata kanë qenë të ftuar ditën e sotme në ‘Shqipëria Live’ teksa kanë rrëfyer eksperiencën që kaluan në programin e dashurisë dhe si po e përjetojnë tashmë romancën që sapo kanë nisur.

 

Moderatori i programit e ka ngacmuar dyshen me një deklaratë të Mikelës e cila bëri bujë pasi ishte shprehur se ‘nuk kanë kryer marrëdhënie.’ Mirpo ish-konkurrentja e ka sqaruar këtë deklaratë të sajën duke thënë se ishte thjesht një moment kur gjatë takimit ata po ngacmonin njëri-tjetrin.

 

Moderatori: ‘Jemi në situatë të vështirë pasi nuk kemi kryer marrëdhënie’

 

Mikela: Ka qenë battuë kjo dhe titujt vendosen ngacmues. Thjesht ka qenë një takim që po provokonim shumë njëri-tjetrin dhe i thashë boll se me hormone jemi tani.

 

Erioni: Tani mund të themi që kemi rënë në qetësi ka pasur ditë shumë të mira çdo gjë po shkon vaj.

 

Më pas ish-konkurrentët janë pyetur nëse kanë arritur ta njohin njëri-tjetrin edhe pas programit.

 

Mikela: Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me njëri tjetrin dhe kur ishim në progrsm ne flisnim 24 orë kështu që çd ogjë ia kemi thënë. Një gjë që është tani ndryshe është që nuk flasim më për programin.

 

Erioni: Mund të themi që mbi 70-80% e kemi njohur njëri- tjetrin.

 

Mikela: Kemi njohur dhe anët më të këqija dhe tani po shijojmë më të mirat.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img