Ndryshime e radhës në qeveri, ja kush merr postin e rëndësishëm…

Ashtu sic ishte paralajmëruar prej ditësh që do ketë disa ndryshime në qeveri dhe emërimi i ri ka ardhur ditëne sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

 

Endrit Hoxha është emëruar zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave: V E N D O S I:

 

Z. Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.

 

Ndërkohë ditët në vijim pritet të ketë dhe ndryshime të tjera në qeveri të vendosura po nga kryeministri Edi Rama. Madje thuhet se do të ketë ndryshime në poste ministrash dhe jo vetëm zv. ministrash.

 

Sipas zërave që qarkullojnë lart e poshtë mund të jetë Arbën Ahmetaj që është edhe numri dy i qeverisë, ai i cili mund të “sakrifikohet” dhe t’i lërë vendin dikujt tjetër.

 

Në Kongresin e PS të mbajtur pak ditë më para, edhe pse jo drejtpërdrejt, Rama pranoi dhe paralajmëroi që mund të ketë ndryshime në qeveri.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img