Ja si do të duket hyrja e qytetit të Shkodrës, park dhe mjedise sportive, publikohen detaje nga projekti

Janë publikuar disa foto nga projekti që tregojnë sesi do të duket duket ballina ujore e hyrjes së Shkodrës.

 

Pamjet nga projekti shihet një hapësirë e madhe, me një park prej 17 ha (apo rreth 170,000 m2), ku do të ketë hapësirë për mjedise sportive, pistë për biçikleta dhe këmbësorë, pika panoramike për soditjen e liqenit.

 

Pamjet e këtij projekti i ka publikuar deputeti Benet Beci, i cili shkruan se po detajohet nga studio arkitekture hollandeze dhe shqiptare dhe këto ditë është zhvilluar edhe një diskutim i idesë së ndërhyrjes mes Fondit Shqiptar të Zhvilimit si financues, bashkisë Shkodër dhe studios projektuese Casanova and Hernandez, teksa thotë se projekti do të detajohet në muajt në vijim.

 

“Të dashur miq, në verën e vitit të kaluar ishim në diskutime rreth lotit 2 të bypassit dhe “murit” të krijuar mes qytetit e lumit Buna dhe liqenit në shëtitoren pranë molos.

 

Arritëm t’i bindim dhe t’i vëmë në lëvizje autoritetet shtetërore për ta rishikuar projektin e rruges dhe gjithashtu për të parë mundësinë e kthimit të ndërhyrjes publike aty në një mundësi zhvillimore për qytetin. Aktualisht projekti po detajohet nga studio arkitekture hollandeze dhe shqiptare dhe këto ditë është zhvilluar edhe një diskutim i idesë së ndërhyrjes mes Fondit Shqiptar të Zhvilimit si financues, bashkisë Shkodër dhe studios projektuese Casanova and Hernandez, miq të mirë të Shkodrës dhe të mitë.

 

Kam kënaqësinë të ndaj me ju disa “impresione artistike” se si do të duket ballina ujore e hyrjes së Shkodrës duke krijuar një hapësirë të madhe e të denjë rekreative për qytetin. Parku prej 17 ha (apo rreth 170,000 m2) do të ketë hapësirë për mjedise sportive, pistë për biçikleta dhe këmbësorë, pika panoramike për soditjen e liqenit, një pjesë parku (mes dy bypass-eve) me materialet më të përshtatshme mjedisore që të bashkëjetojë me përmbytjet dimërore, shumë gjelbërim, vend për evente, koncerte e panaire, një mol të ri që do të plotësojë rrjetin e moleve me ato të Shirokes e Zogajt, si dhe një muze si tribut për lundrimin në liqen e lumin Buna. Projekti do të detajohet dhe përfundohet në muajt në vijim” shkruan Beci në postimin e tij.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img