Humbi kontrollin dhe makina iu përmbys, kjo është 24-vjeçarja që vdiq në Itali

Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja shqiptare Diana Galicaj e cila humbi jetën në aksidentin tragjik mbrëmjen e 13 prillit, në Rovigo, Veneto.

 

E reja ishte duke udhëtuar me makinën e saj Volkswagen “Lupo” kur për arsye ende nën hetim humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një gardh të një shtëpie. Pas përplasjes, makina u përmbys duke i marrë jetën të resë shqiptare.

 

Ajo kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti dhe këtu ajo kishte gjetur një punë në Castelguglielmo, si shumë të rinj, në dyqanin Amazon.

 

Grupi hetimor është duke u marrë me zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe trupi i saj është në dispozicion të familjes për varrimin.

 

I biri flirton me nënën e tre vajzave në BBV2? Alket Islami “vë duart në kokë”!

Një tjetër pikë diskutimi sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pëlqimi i mundshëm që Diola dhe Xhonatan kanë ndaj njëri-tjetrit.   Ata janë...

Nami në rrjet! Zbulohet lidhja që ka Luizi dhe Kiara me Edi Ramën dhe Lindën

Teksa historia e Liuzit dhe Kiarës po i mban të gjithë mbërthyer, ne po gërmojmë pak se çfarë thonë yjet për këtë kombimin.   Luizi është...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME