E “thumbojnë” për moshën, por Sali Berisha lë pa fjalë kur tregon sa hapa ka bërë gjatë ditës…

Ish-Kryeministri është “ngacmuar” nga gazetarët lidhur me gjendjen e tij fizike dhe për moshën duke e lidhur kështu me rikthimin e tij në politikë.

 

Ish-kryeministri Berisha ka treguar orën, duke thënë se ka një jetë shumë aktive dhe duke thënë se sot kishte bërë 8 mijë hapa.

 

“Rikthimi nuk është dëshirë, është më shumë. Tani unë mora 31%. Pa logo! Edhe mbështetja e LSI, por ishte shumë e kushtueshme.

 

Mosha në politikë? Sot jam drejt 78 vjetëve, nëse më pyet sesi ndjehem nga brenda, ju garantoj që sot ndjehem më mirë se kur jam larguar nga pushteti. Jam i apasionuar pas ecjes, bëj pa frikë 10 mijë hapa.

 

Në 2013, kur bëja aq ecje duhet që të bëja streching 10 minuta për të qetësuar dhimbjen e muskujve. Sot nuk ekziston. Sa hapa kam tek kjo orë, kam 8 mijë hapa” tha ai.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img