Berisha e bën fakt të kryer dhe flet si kryeministër, ja dy vendimet e para që do të bëjë në pushtet

Lideri historik i Partisë Demokratike i është rikthyer “etjes” për pushtet pas betejës që fitoi për selinë blu. Sali Berisha madje i ka të qarta premtimet dhe vendimet që do të ndërmarr pasi të riulet sërish në karrigen e Kryeministrisë.

 

I ftuar në “Bardh a Zi” ai ka komentuar situatën ekonomike në Shqipëri. Ish-kryeministri deklaroi se nëse do të vijë në pushtet veprimi i parë që do të bëjë është anulimi i PPP-ve dhe koncensioneve.

 

Pjesë nga biseda:

Gaçe: Si do veproni me PPP-të dhe me inceneratorët?

 

Berisha: Gjithçka e kryer në procedura korrupsioni do të anulohet.

 

Kristo: Po si do të anulohet ata kanë kontrata për këtë. Unë kam pyetur dhe kjo nuk mund të jetë premtim elektoral, kontrata e tyre janë të blinduara. Edhe kontrata që kishit bërë ju të PPP-ve nuk i rrëzoi dot Rama?

 

Berisha: Sepse kontrata e mia ishin në përputhje të plotë me standarde.

 

Kristo: Pse edhe ajo bojatisja e benzinës edhe ajo ishte me standarde?

 

Berisha: Me standarde ishte bërë me tender ndërkombëtar.

 

Kristo: Jo po flas si ide, se tenderi mund të jetë bërë shumë mirë. Kompaninë e skanerit të doganave një kopntratë që se prishi dot Rama?

 

Berisha: Sepse ishte bërë me tender ndërkombëtar. Sepse ishte bërë brenda të gjitha rregullave. Sheri Bler tha mos luaj me të sepse gjoba të shkon të paktën 300 milion. Por çdo kontratë e nënshkruar në kundërshti me rregullin ka një sektor në OECD i cili gozhdon çdo kompani të madhe pa asnjë lloj abuzimi për shkeljet që ka bërë në kontratë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...