10-vjeçari u mbyt në lumin Fan, shokët e tij refuzojnë të shkojnë në mësim, banorët e fshatit bëjnë gjestin e madh

Prej 10 ditësh po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit, që u mbyt në lumin Fan. Rezultatet janë ende pa asnjë rezultat teksa 10-vjeçari ishte duke luajtur me shokët e tij kur topi u ra në lumë dhe i vogli shkoi për ta marrë por e mori rrjedha.

 

Ndërkohë banorët e fshatrave të zonës Fan kanë ndërprerë punën dhe çdo aktivitet bujqësor. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe nxënësit e shkollave deri në gjetjen e 10-vjeçarit.Nxënësit janë futur në klasa por nuk kanë bërë mësim.

 

Ata kërkojnë që të gjendet trupi i 10-vjeçarit, për të cilin nuk ka ende asnjë shenjë. Më herët daja i 10-vjeçarit si dhe i afërmi i tij kanë zbuluar se vëllai i fëmijës ka tentuar që ta shpëtojë, por nuk ia ka dale.Gjithashtu ato hedhin akuza mbi policinë, sipas të cilëve nuk kanë mbërritur në kohë.

 

Daja i fëmijës deklaron për mediat se policia nuk erdhi në momentin që u thirr nga ata por shumë orë më vonë.“Mbrëmë mora vesh lajmin për po luante tok dhe është mbyt, vëllai i vet ka munduar që ta shpëtoj, por nuk ka mundur, lajmëro një, lajmëro një tjetër, s’kanë ardhur shumë njerëz, kanë qenë shumë pak, kemi kërkuar që mbrëmë, policia nuk ka ardhur në orar, e kanë njoftuar në 05:00 dhe në orën 09:00 ka ardhur policia.

 

Ishalla do Zoti gjendet, por shteti të marrë masa, jo 5 policë, po nja 30, se lumi është shumë i fortë, merr përpara dhe makinën“, është shprehur daja i fëmijës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...