“Zbërthehet” Floriana Garo: Po ju tregoj pse Berisha ulet në qendër të tavolinës së diskutimeve

Drejtoresha e Komunikimit në Grupin e Rithemelimit, Floriana Garo, ka rrëfyer detaje nga marrëdhëniet e saj me Partinë Demokratike.

 

Garo ka treguar se gjithmonë ka votuar këtë forcë politike, edhe kur nuk ka qenë pjesë e strukturave të kësaj partie.

 

Në emisionin Dekalog në RTSH 24, Garo foli për besimin që ka ajo te partia më e madhe opozitare dhe se si është të drejtosh komunikimin e kësaj partie, në një kohë aspak të qetë për këtë forcë politike.

 

Teksa u pyet se përse Berisha edhe pse nuk është kryetar i PD, ulet në vendin e kryetarit, Garo tha se doktori mbart respektin, vlerat dhe meritën për t’u ulur në atë vend, përderisa kryetari i ri nuk është zgjedhur ende.

 

-Zonja Garo, juve iu ra të punoni për PD në kohë lufte.

 

– E çuditshme! Nuk e kuptojnë shumë njerëz këtë zgjedhje timen, por unë e kam ditur gjithmonë se vetëm Sali Berisha do ta bënte PD të fitonte.

 

-E keni njohur më parë zotin Berisha?

 

-E kam njohur prej vitesh. Ai e ka patur formulën e fitores dhe më parë.

 

-Kur keni votuar për herë të parë?

 

-Kur kam mbushur 18 vjeç.

 

-Se mund të keni votuar dhe PS…

 

-Partinë Socialiste nuk e kam votuar, këtë mund ta them me siguri.

 

-Edi Ramën nuk e ke votuar asnjëherë…

 

-Jo, nuk e kam votuar.

 

-Domethënë ke votuar Lulzim Bashën

 

-Po, kam votuar Partinë Demokratike.

 

-Ju keni qenë dhe pjesë e stafit të Lulzim Bashës dhe keni luajtur një rol të rëndësishëm.

 

-Sigurisht. Unë kam qenë pjesë e stafit të Lulzim Bashës. Kam besuar të vlerat e djathta, kam ardhur të kontribuoj për PD duke mos e njohur mirë zotin Basha. Megjithatë kur e pashë punën me të, kuptova që nuk ishte ashtu siç unë e prisja.

 

-Pse aty te ajo tavolina rrethore ku bëhen mbledhjet e grupit, Sali Berisha ulet në vendin e kryetarit të PD, kur akoma nuk kemi një kryetar?

 

-Është interesante pyetja. Megjithatë nuk besoj se ka dyshime për vlerat dhe eksperiencën e zotit Berisha dhe meritën e zotit Berisha për momentin që nuk është zgjedhur ende kryetar për tu ulur në atë karrige.

 

-Zonja Garo, ju keni patur një marrëdhënie të çuditshme me zotin Basha. Në fillim ai iu afroi pranë PD-së.

 

-Jo, unë u afrova vetë në PD. Shkova e takova dhe i thashë se dua të jap kontributin tim për Partinë Demokratike. Unë nuk isha askushi, as anonime. Unë isha një figurë publike që vija nga Zvicra, me një familje të shëndoshë, me shkollim në Amerikë, dhe po vija të jepja kontributin tim për PD-në.

 

-Pse u zhgënjyet ju nga zoti Basha?

 

-Unë u zhgënjeva sepse siç e thashë unë kam patur një takim me zotin Basha që ka qenë një takim shumë i mirë. Në atë takim zoti Basha më është dukur shumë europian. Megjithatë duke punuar me të, pastaj e kam parë që nuk ishte ai drejtues partie që duhet të ishte.

 

-Cili ishte defekti më i madh i zotit Basha?

 

-Nuk mbante fjalën!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...