“Mos harroni Merushen, por ngulitini mirë emrat e këtyre grave” Anila Hoxha ngre alarmin për…

Pas ngjarjes tronditëse që ndodhi dje në Roskovec të Fierit, ku vjehrri 61-vjeçar vrau bashkëjetuesen e djalit të tij, gazetarja Anila Hoxha ka dalë me një reagim të fortë.

 

Ajo shkruan se 30-vjeçarja me emrin Merushe humbi jetën tragjikisht, por me dhjetëra femra të tjera dhunohen brenda familjes në vendin tonë dhe është një kambanë alarmin që ato mund të kenë të njëjtin fat nesër.

 

Komenti i plotë:

Mos harroni Merushen, por ngulitini mirë emrat e këtyre grave: Eli, Elmia, Edlira dhe Adilja!

 

E para quhet Elmie. U rrah në ambient publik në Tiranë. Dikush njoftoi policinë teksa bashkëjetuesi po e tërhiqte zvarrë në afërsi të Kinostudios K.S e dhunoi mbasi kur po flisnin së bashku me telefon, u dëgjuan zëra meshkujsh . K.S as që pranoi ta lejonte ta mbaronte fjalinë kur Elmia i shpjegoi se sapo mbylli turnin ju desh të udhëtonte në një automjet me kolegët. Sapo partneri e pa e priti me grushte e shkelma.

 

Ndonëse aty pranë mbetën të shtangur kolegët e gruas që kishte punuar me ta gjithë ditën në një lokal të njohur . E njëjta grua që ndërkohë e heshtur po udhëtonte me ta dhe mezi priste të kthehej tek fëmijët dhe partneri. E njëjta grua që po e priste I tërbuar nga xhelozia i shoqi.

 

Të dytës, Edlirës që jeton në Tiranë dhe ka dy fëmijë njëri 13 vjeç dhe tjetri 9 vjeç dhuna nuk ju nda që prej ditës këtu e 15 vite më parë kur vendosi unazën në gisht. Kohë mbas kohe në familjen ku shkoi nuse , u dënuan për dhunë në familje kunati, vjehrri dhe së fundmi u arrestua edhe bashkëshorti I saj.

 

“ Erdhi në shtëpi dhe më kërkoi lekë për kafe dhe raki, pastaj më vuri poshtë dhe më hodhi mbi pllakat që u mbushën me gjakun tim” tha më pas në polici 35 vjeçarja. Aq i shpërfytyruar ishte në ato momente, saqë fëmijët , dy fëmijët e tij vrapuan të frikësuar jashtë shtëpisë pikërisht larg nga babai i tyre, teksa nëna dergjej dhe zvarritej për të shpëtuar.

 

Gjithashtu policisë së Tiranës, teksa firmoste procesverbale e këqyrte prova I ranë në sy vragat e zeza në fytyrën e Adiles, shumë më tepër se sa thinjat e saj të bardha si bora. Ato vula të sterrosura ishin formuar nga rrahja sistematike që ushtronte I shoqi I moshës 72 vjeç, duart e të cilit duhet ti mbanin duart kur mezi ecin për shkak të moshës. E duroj prej 50 vitesh mbasi është babai I fëmijëve, kur pi alkool ai bëhet I dhunshëm .

 

Ajo mbylli derën nga tmerri dhe duke u dridhur kërkoi ndërhyrjen e policisë përmes telefonit për ta shpëtuar nga njeriu me të cilin ndau jetën për gjysmë shekulli. Megjithatë më pas e njëjta grua që ju dha urdhër mbrojtjeje më pas u lut të mos hetohej dhe as të mos arrestohej I shoqi mbasi sic e justifikoi ajo : më ka shkaktuar gjendje ankthi dhe pasigurie, por është mbi 70 vjec. E treta realisht sipas policisë ka kërkuar dhe dy herë të tjera ndihmë dhe në të dyja rastet ka refuzuar të kallëzojë.

 

E katërta quhet Eli. Ishte 33 vjeçe. Një natë më parë festoi ditëlindjen e të bijës. Në mëngjes, mbasi dërgoi fëmijët në shkollë, I dha kafes vjehrrës. I seriviri kafen e mëngjesit të shoqit. I shtroi bukën atij, I cili më pas doli për të pirë dhe një kafe jashtë shtëpisë. Të nesërmen çifti I ri do të zhvendosej drejt Italisë për një jetë dhe mundësi të re. Por ajo nuk I bëri kurrë ato valixhe. Ajo I dha fund jetës. E ëma që u kthye për ti dhënë lamtumirën të bijës akuzon: Eli duhet të ketë patur arsye madhore. Për shkak të dhunës para gjashtë viteve ne si prindër e morëm njëherë në Domje

 

Këto janë historitë e orëve të fundit të disa grave në kryeqytet.

 

Dhe unë jam këtu për të treguar !

 

Se sot ishte dita për të vrarë Merushen, nusen që vjehrri nuk e pranoi asnjëherë. Ngulitini dhe emrat e Elit, Elmies, Adiles dhe Edlirës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME