Kjo moderatore shqiptare i ka thyer hundën të motrës. I thamë prindërve që u përplasa te…

Moderatorja e sportit Sabina Mete ishte për herë të parë në një intervistë së bashku me të motrën Eriselën në Top Channel, emisioni “Ftesë në 5”.

 

Dy motrat ndanë më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre, teksa kujtuan edhe zënkën më të madhe të fëmijërisë, kur ishin fare të vogla dhe të pafajshme.

 

“Më theu hundën padashje dhe u thamë prindërve që e përplasa te xhami”, tregoi e motra, ndërsa Sabina pranoi se gjithnjë ka qenë çapkëne.

 

E pyetur nga Bieta nëse i janë adresuar kërkesa nga djem për t’i prezantuar me të motrën, Sabina kujtoi një rast në një lokal nate.

 

Një djalë kishte pëlqyer të motrën dhe kishte ngurruar t’ia shprehte pëlqimin përballë, duke futur mik një të njohur të përbashkët për t’i kërkuar numrin.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img