“Ja kush do paguajë më shumë” Shtrenjtimi i energjisë për familjet, ministrja Balluku tregon fashën

Çdo familje që do të kalojë fashën e 700 kilovat/orë në muaj, do ta paguajë më shtrenjtë energjinë elektrike, pa subvencione nga shteti. Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë, kur u pyet në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë.

 

Sipas Ballukut, në këtë fashë të çojnë studimet e kryera për sasinë e energjisë që i duhet një familjeje normale.

 

“Ne jemi në përfundim të një analize që tregon sesa kilovat/orë i duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Duke pasur analizën se cila konsiderohet sasi mesaatare normale çdo kilovat orë mbi këtë sasi do të faturohet me çmimet e tregut pa subvencione nga qeveria. Të gjitha analizat na çojnë në fashën rreth 700 kilovat/orë, konsiderohet një konsum normal mesatarisht për një familje me 4-5 anëtarë. Mbi këtë fashë, që s’është aprovuar akoma, do të paguhet me çmim më të lartë”, tha Balluku.

 

Ministrja nuk dha një datë kur do të hyjnë në fuqi ndryshimet e reja.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img