Bora Muzhaqi për “gafat” e saja: Ja çfarë bëj kur i dëgjoj…

Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi ka pranuar se edhe vetë qesh me gafat që thotë publikisht.

Ajo u shpreh se ka problem me prezantimin e vetes në publik, por siguroi të gjithë se në punën e saj si ministre nuk bën as gafa dhe as lapsuse.

“Gazetarët dhe këta që komentojnë i kuptoj se dhe mua vetë më vjen për të qeshur kur i dëgjoj komentet dhe lapsuset që mund të kem bërë. Por nuk kam pasur eksperiencë më para që të më jetë dashur të prezantoj veten në aspektin mediatik.

Patjetër që kjo është eksperiencë që fitohet me kohën, përpiqem fort kur më vijnë gazetarët me mikrofon para që të mos bëj gabime, por sërish bëj.

Si të thotë populli: Sa të rrosh do mësosh”. Një gjë është e sigurt, bëj lapsuse dhe gafa kur flas, por në punën time nuk bëj as lapsuse dhe as gafa,”-tha Muzhaqi ndër të tjera në fjalën e tij.

Më herët gjatë karrierës së saj, ministrja është emocionuar kur ‘babai i saj në gjimnaz takoi prindërit e saj’, madje së fundmi kërkoi edhe falje për ndriçmin e diellit, edhe pse nuk është në juridiksionin e saj si ministre e Rinisë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img