Rudines i ndodh e papritura ne mes te emisionit, qeni i beri ne studio ka… (video)

Rudina Magjistari fton jo vetëm personazhe të shoubizit, personazhe publik apo dhe njerëz të thjeshtë të zakonshëm, por me raste edhe “mysafirë” specialë.

 

Një skenë që nuk shihet shpesh në ekrane ka ndodhur ditën e djeshme në emisionin e Rudina Magjistarit. Gjatë puntatës së djeshme, tema e emisionit ishte për ditën e kafshëve shtëpiake dhe për këtë ajo ftoi personazhe të njohura, përfshirë edhe këngëtaren Eranda Libohova bashkë me qenushët e saj.

 

Por ajo që bëri të gjithë për të qeshur ishte momenti kur njëri nga qenushët e këngëtares, bën nevojën në emisionin e Rudinës, sigurisht qe vetë moderatorja dhe këngëtarja nuk mund ta mbanin dot të qeshurën.

 

‘Mos na bëj gjë’ i tha paraprakisht Rudina qenushëve mirëpo këto të fundit vijuan me planin e tyre ëpr të kryer nevojat personale dhe nuk ia vënë veshin fare të “zonjës” së shtëpisë.

 

‘Mbaresi e larg syri i keq. O lajthi, o syriizi. Edhe Tequila, qenushe me shume personalitet ishte’– shkruan Rudina në Instagram, që ka marrë mjaft reagime dhe komente me të qeshura nga ndjekësit.

 

Herë tjetër, para se të ketë “mysafirë” të tillë, Rudina duhet t’iu kërkojë “padronëve” të tyre që para se të vijnë në studio të sigurohen që i kanë kryer nevojat personale, ndryshe do ndodhë ajo që pamë dje.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img