Revoltohet Ismet Drishti: Ja cilat emisione shqiptare janë për turp, shkatërrim i shoqërisë!

Ai është një ndër personazhet më karizmatik të medias, ku me humorin e tij ka bërë publikun të qeshë pa fund. Ismet Drishti një personazh multidimensional, ku me krijimtarinë e tij godet gjithmonë fenomene që sipas tij dëmtojnë shoqërinë shqiptare.

 

Zjarr Tv provokim erotik? Ismet Drishti: Shqiptarëve dua t’ua jap të vërtetën ‘lakuriq’

 

I ftuar në D-Night nën drejtimin e Dajana Shabanit, ai foli më shumë rreth shfaqjes më të fundit Big Brother Vip Shkodra, me një estradë të ngritur prej 16 aktorësh ku do të sjellin humor pa fund, por edhe për disa programe që atë e shqetësojnë dhe nuk kanë se çfarë t’i japin shoqërisë shqiptare.

 

Dajana: Ke cituar dhe ne do ta ricitojmë një pjesë “Unë e shoh një situatë shumë shqetësuese, shoh disa programe televizive me të vërtetë problematike, në çfarë rruge po i dërgojmë njerëzit, ku po e çojmë rininë, sa vlerë po mban familja, kam frikë se po na shkatërrohet familja” E shpjegojmë pak më mirë këtë

 

Ismet Drishti: Çfarë ka këtu të pakuptueshme që të ketë nevojë për më shumë shpjegim?

 

Dajana: Të them të drejtën unë jam vrune dhe e kuptova, por kush për ty është program shqetësues dhe kush jo, këtë dua të ma ndash

 

Ismet Drishti: Shiko programe që bëhen përpara orës 00:00 të natës, kur fëmijët janë zgjuar, pastaj program që promovojnë çfarë? Mua nuk më vjen turp t’a them sepse nuk kam as frikë as zor ta them për partnerët rreth e rrotull dhe emisione si Për’Puthen dhe Love Story për mua janë turp… për mua janë shkatërrim i vlerave të Shoqërisë. Nuk kam pse i bie rreth e rrotull e të mbaj me të mira askënd asnjë!

 

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...