“Rama dhe ambasadorë po i bëjnë presion gjykatës”/ Berisha kërcënon: Kam prova, do t’i publikoj…

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së,

deklaroi se ka prova se kryeministri Edi Rama dhe ambasadorë kanë ndërhyrë duke bërë presione të jashtëzakonshëm ndaj gjykatës, në lidhje me apelimin e vendimit për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit.

Berisha theksoi se ka prova nga dy burime për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nga kryeministri Rama, të cilat nuk do të hezitojë t’i publikojë.

Berisha: Edi Rama po bën presion të jashtëzakonshëm në gjykatë. E kam nga dy burime. Por unë po paralajmëroj se qeveritarë kanë ndërhyrë fuqishëm në Gjykatë. E kuptoni vetë ju. Presion në gjykatë dhe unë po e ndjek me shumë vëmendje.

Pyetje: Ambasadorë?

Berisha: Po. Diplomatë dhe ambasadorë. Kam siguruar dy burime. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk do të përtoj t’i bëj publike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...