Mira Konçi i shpreh dëshirën për rikthim Shpëtim Saraçit, “Besoj në mrekulli”

Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare.

 

Dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer së fundmi në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.

 

Pas lajmit të ndarjes, Mira Konç nuk kurseu një postim thumbues në rrjetet sociale ku dukej një dedikim për ish bashkëshortin e saj.

 

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhej në shprehjen që shpërndau ajo.

 

Pas kësaj ndjekësit kërkojn në çdo postim të saj detaje që i çojnë të Shpëtim Saraçi dhe së fundmi Mira ka publikuar vetëm baladaën e famshme të Whitney Houston, “I believe in you and me” (Unë besoj te ti dhe unë).

 

“Vetëm të jem me ty përgjithmonë
Unë besoj në mrekulli

Dhe dashuria është mrekullia”, janë vargjet e tekstit të këngës që ka shpërndarë vetë Mira Konçi duke i shoqëruar me një zemër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...