Foto/ Ja si dukeshin Aurela Gaçe, Manjola Nallbani dhe Anjeza Branka në vitin 2000

Aurela Gaçe, Manjola Nallbani dhe Anjeza Branka janë tre emra shumë të njohur të muzikës shqiptare.

 

Ndonëse vetëm Aurela është ende pjesë aktive e muzikës, ato janë shumë aktive në rrjetet sociale ku ndiqen nga mijëra njerëz e dashamirës. Sot do të bëjmë një retrospektivë 22 vite më parë, ku tre artistet ishin shumë të reja dhe në hapat e parë të karrierës së tyre.

 

Në foton e mëposhtme, Aurela, Manjolla dhe Anjeza shihen tek pozojnë krah njëra-tjetrës – të rrethura nga publiku- me gjasë në ndonjë koncert. Dhe ndryshimi është i dukshëm ndonëse vajzat ruajnë ende freskinë rinore të atyre viteve duke bërë që ‘koha të ndalë për të’.

 

Aurela është ndër këngëtaret shqiptare që ka eksperiemntuar më shumë me look-un e saj. Asokohe ajo ka qenë bionde me flokë të shkurtëra dhe balluke. E veshur me të bardha, Aurela pozon e buzëqeshur, një tipar karakterizues i saj.

 

Ndryshe nga artistja vlonjate, Manjola ka zgjedhur të ketë një look karakterizues: flokët e gjata BJONDE me balluke. Kështu ka qenë edhe në 2000. Asnjë ndryshim nga tani. Me një kostum argjendi dhe xhaketë të hedhur krahve, duket se kjo foto është shkrepur dje për Manjolën.

 

Edhe Anjeza është lehtësisht e identifikueshme. Në një moshë fare të re e me flokët kaçurrela ajo pozon krah Manjolës. Anjeza prej vitesh është shpërngulur në SHBA ku vazhdon jetën e saj larg vëmendjes publike, ndonëse rrallëherë publikon ndonjë projekt muzikor.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...