(foto) Artan Hoxha paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare, mesazh të koduar edhe për Ramën

Gazetari investigativ Artan Hoxha doli dje me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me shpalljen ‘non-grata’ të ish-deputetit Aqif Rakipit dhe biznesmenit Ylli Ndroqi nga SHBA.

 

Pikërisht në këtë postim Hoxha ka marrë një koment nga një qytetar i cili e pyet gazetarin se kur do të shpallen ‘non-grata’ këta që vjedhin buxhetin e Shtetit.

 

“Po per kta qe Vjedhin buxhetin e Shtetit, ka non grada?”, i shkruan qytetari.

 

Pas këtij komenti e menjëhershme ka qenë përgjigjia e gazetarit Hoxha.

 

“Me radhe Afrim, sapo të dorezojne detyren në qafe e kane dhe ata dekoraten. Sepse tani kujt tia cojme dhurate kryeministrine Gulenistit Sali apo bektashiut Ilir?!”, i përgjigjet Artan Hoxha duke paralajmëruar goditjen edhe të Ramës.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img