Del në skenë emri surprizë që mund të zëvendësojë Ilir Metën, ja pse Leka Zogu nuk mund të bëhet dot President

Socialistët kanë mundësinë për të zgjedhur një president nga radhët e tyre.

 

Procedura e cila nis në mesin e këtij muaji duket se favorizon edhe më shumë mazhorancën, pasi jo vetëm që ka votat për të miratuar e vetme presidentin, por edhe përçarja brenda kampit opozitar, politikisht i jep pikë PS-së të shkojë drejt miratimit të një kandidature pa pasur nevojë të negociojë. Gazeta ka mësuar se dy emra të tjerë që po përfliten më shumë për të marrë postin e kryetarit të Shtetit janë: Veton Surroi dhe Majlinda Bregu.

 

Gjithashtu, në media këto ditë kanë qarkulluar dhe emra që kanë shkaktuar shumë debat, si Princ Leka Zogu dhe Ramush Haradinaj. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e përjashtoi mundësinë që të jetë një nga kandidatët e mundshëm për t’u zgjedhur Presidenti i Shqipërisë. Ndërsa për Leka Zogun si President, nuk mund të pritet asnjë reagim, pasi Kushtetuta nuk e lejon një gjë të tillë. Lajmi ka dalë nga zyra e gazetarit Sokol Balla me indicie të kryeministrit Rama për të përhapur tymnajë, deri në momentin kur kryesocialisti të zgjedhë emrin e duhur.

 

Veton Surroi si President

Veton Surroi është publicist i njohur shqiptar dhe një nga emrat që mund të zëvendësojë Ilir Metën në Presidencë. Një personalitet me karrierë të gjatë politike. Veton Surroi vjen nga një familje e njohur shqiptare dhe i ati i tij, Rexhai Surroi, ishte ambasador i ish-RSF Jugosllavisë në Spanjë dhe në një numër të vendeve Latino Amerikane. Si rrjedhojë, Surroi e kaloi një pjesë të jetës së tij në botën spanjisht-folëse dhe u shkollua atje. Po ashtu analisti Surroi është pyetur në një studio televizive nëse do të ishte i gatshëm të bëhej President i Shqipërisë. Surroi nuk e përjashtoi veten duke thënë se çdo qytetar i cili e ka të drejtën i jepet rasti dhe bëhet ftesa kalon përmes disa procedurave. “Kalon procedurën juridike kushtetuese, duhet të jetë i nderuar me një propozim”, tha Surroi.

 

Rasti i Majlinda Bregut

Tre herë deputete në Kuvend, ministre e Integrimit dhe zëdhënëse e Qeverisë “Berisha”, Majlinda Bregu që prej tre vjetësh me detyrën sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, është shfaqur ditët e fundit në Tiranë si emër i përfolur për të qenë presidente e Republikës e përzgjedhur si emër nga socialistët.

 

Por a është e mundur që Majlinda Bregu të jetë seriozisht një kandidate për presidente e Republikës? Opozita e Sali Berishës nuk do të thirret në bisedime ndërsa pjesës tjetër të saj nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt do ti kërkohen disa kandidatura ku një ndërmjet tyre duhet të jetë patjetër zonja Bregu. Majlinda Bregu është e vetmja politikane e djathtë shqiptare me njohje dhe lidhje të hershme në Bruksel e Uashington e cila vazhdon karrierën e saj tashmë si diplomate në institucionet rajonale ty Bashkimit Evropian.

 

Ja pse Leka Zogu nuk mund të bëhet dot President

Kushtetuta Neni 86 pika 2. President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç. Leka II lindi në 26 Mars 1982 në Johanesburg Afrikë të Jugut në Klinikën Sundton, e cila u shpall për 24 orë nga Qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare. Qeveria e Tiranës nuk e njohu këtë eksterritorialitet të përkohshëm unilateral, bazuar në Vendimet e Kongresit të Përmetit 24 Maj 1944 dhe në praktikat e tjera ndërkombëtare që nuk njohin pa konsensus biletaral një akt të tillë. Leka II regjistroi certifikatën e lindjes së klinikës në zyrat shtetërore të gjendjes civile të Johanesburgut.

 

Leka Zogu I vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1993 si shtetas i huaj me pasaportë të Afrikës së Jugut ku shkruhej në gjeneralitete Leka I Mbret i Shqiptarëve Familja e Ahmet Zogut ishte shpallur Non Grata për Shqipërinë në kuadër të vendimeve të marrë në Kongresin e Përmetit 24 Maj 1944, duke humbur shtetësinë dhe u çregjistruar nga çdo arkiv civil. Statusi i përkohshëm i tyre ndërkombëtar ka qenë ” apatrid” deri në sistemimin përfundimtar në Afrikë e Jugut. Familja Mbretërore rifiton të drejtat civile dhe pasurore në vitin 2003, ku të gjithë pinjollët e saj kthehen atdhe.

 

Që nga ky moment atyre ju dhanë pasaporta shqiptare dhe u regjistruan si të tillë në gjendjen civile Tiranë. Leka II ka mbajtur që nga lindja pasaportë të Afrikës së Jugut me të cilën ka udhëtuar në Evropë dhe Australi tek njerëzit e nënës së tij. Bazuar në kushtetutë dhe në ligjin e kohës për shtetësinë, LEKA II nuk plotëson kriterin që të jetë shqiptar që nga lindja për tu bërë president i republikës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...