Sulmet e Ramës ndaj SPAK, Klodiana Lala tregon se kë paralajmëroi vërtet Rama

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se kryeministri Edi Rama ka ndjerë rrezikun e SPAK-ut, pasi predispozitat sipas saj janë që ky i fundit të godasë sërish majtas.

Lala e ka parë fjalën e Ramës si një paralajmërim ndaj deputetëve të vetë.

Komentet Lala i bëri teksa ka folur për Kongresin e Partisë Socialiste, të zhvilluar të shtunën që kaloi.

“Problemi është se zoti Rama ndjen lagështi dhe për shkak të informacionit që ka sepse është shefi i qeverisë dhe mesa duket ka indicie më të forta se SPAK do të godasë majtas dhe në këtë kuptim një njëfarë mënyrë i ka paralajmëruar.

Por çështja është se mundet zoti Rama të justifikohet se përgjegjësia është individuale, sepse nëse zoti Rama nuk ka pasur informacion do të thotë se nuk e ka kontrolluar si duhet oborrin e tij”, tha gazetarja Lala.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...