Pas Berishës deputeti i PS-së shpallet non grata, ja kush është ai…

Aqif Rakipi, ish-deputeti i PS, është shpallur non-grata nga shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atij nuk i lejohet hyrja në Amerikë. Emri i tij përflitej prej kohësh se do të shpallej non grata, por tani është fakt i kryer. Aqif Rakipi ishte një nga figurat e PS që bëri shumë vota.Ai ka patur aludime se ka blerë vota dhe ka marrë pjesë në veprimtari jo të pastra. Rakipi pas dorëheqjes së tij si deputet pompoi djalin e tij Orlando Rakipi.

Ky i fundit ia doli të fitonte votat e nevojshme në zgjedhjet e 25 prillit dhe është deputet i Shqipërisë. Një emër që u kontestua shumë, pasi i riu mori shumë vota.Ai la jashtë në zgjedhjet e fundit në listën e Tiranës dhe arriti të ishte fitues.

Ambasada Amerika bëri deklaratë për ish-deputetin.“Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.

Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike.“Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit.

Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë.“Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim.

Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me“Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete”.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img