Horoskopi ditor, e hene date 11 prill 2022

Dashi: Mos u tërhiqni nga një person që ju bën t’ju rrahë zemra fort. Ndonëse ju duket sikur nuk jeni askund, lini cdo gjë të ecë me kohën. Një punë që ju dukej sikur nuk po ecte si duhej, do të bëhet e rëndësishme për ju.

 

Demi: Mund të ketë një shkëputje nga ata që doni sepse situata ka qenë e tensionuar mes jush, por kjo nuk është dicka negative. Në punë, gjithçka po shkon shumë mirë, mos i nënvlerësoni propozimet e reja që do ju vijnë.

 

Binjakët: Situata është më e mirë në familje. Sot dhe nesër ditë mund të ketë momente emocionuese në dashuri. Kujdes nga ajo që firmosni, mund të ketë shpërqendrime që çojnë në vonesa.

 

Gaforrja: Nëse jeni beqarë, do të keni takime interesante. Kushtojini vëmendje gjendjes suaj sonte: një fjali e keqe ose një problem në familje mund t’ju mërzisë. Ndërkohë nëse punoni fort, do të keni stabilitet nga ana financiare.

 

Luani: Yjet parashikojnë momente të këndshme krah atij/asaj që pëlqeni, është koha për të ecur përpara! Ndryshime të mëdha vijnë edhe në punë.

 

Virgjeresha: Sot është me tension në dashuri, por do të ketë takime të reja intriguese. Ata që janë në një lidhje të gjatë mund të kenë probleme financiare. Shmangni polemikat.

 

Peshorja: Juve pëlqejnë situatat e ndërlikuara në dashuri. Ndërkohë në punë, paratë po vijnë, ndaj mendoni të bëni propozime. Ata që janë sipërmarrës, do të jenë të favorizuar për sot.

 

Akrepi: Lajme të rëndësishme vijnë nga ana e dashurisë! Dikush që ju ka qëndruar larg prej kohësh, mund të shfaqet sërish. Në punë jeni shumë i kërkuar, bëni kujdes të mos e teproni. Nëse punoni vetë, nuk dini kujt t’i besoni.

 

Shigjetari: Mundohuni ta jetoni dashurinë në maksimum dhe mos e fshihni faktin që keni dalë nga ‘guaska’ ku qëndronit prej muajsh. Në fushën financiare duhet të qëndroni të qetë dhe të studioni një taktikë të re për të përfituar më shumë të ardhura. Do të ketë vonesa vetëm në kontrata.

 

Bricjapi: Sot jeni të hutuar, ndaj mos i besoni personit të parë që takoni. Në punë duhet të merrni vendime të rëndësishme, vlerësoni mirë këto ditë.

 

Ujori: Këtë periudhë keni nevojë për qetësi në dashuri. Ndërkohë po vijnë situata të favorshme që mund të sjellin ndryshimin e jetës që keni dashur prej kohësh.

 

Peshqit: Ju pëlqen dikush? Filloni të mendoni se si të krijoni një mundësi të re. Në punë, kjo është periudhë që çon në rritjen e performancës tuaj.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img