Gazetarja Lala: Në përgjimet e grupeve kriminale del politikani me nofkën ‘matematiku’

Gazetarja Klodiana ka komentuar në emisionin Opinion, disa nga dosjet më të rëndësishme që po hetohen në SPAK. Ndërsa foli për inceneratorët apo sterilizimin dhe check-up,

 

Lala tha se gjithashtu është habitur me një fakt te gjetur në dosjet e SPAK. Ajo tha se një zyrtar i lartë politik ka dalë në përgjimet e një grupi criminal me nofkën matematiku.

 

Pjesë nga biseda në studio

Lala: Kohët e fundit jam habitur në fakt, por në një grup kriminal njëri nga zyrtarët e lartë që përmendet në grupin kriminal mbante një nofkë “matematiku”. Nuk e di kush është personi, zyrtari i lartë…

 

Fevziu: Rama jo, se nuk ka bërë matematikë në lice. Është zyrtar i lartë apo politikan?

 

Lala: Është njeri politik dhe del nga përgjigmet e dy grupeve kriminale. Brenda SPAK-ut ka aq shumë dosje që mund të prekin politikën. Opinion

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img