Bieta Sulos i ndodh e papritura live në mes të emisionit…

Në puntatën e sotme të “Ftesë në 5” moderatorja Bieta Sulon, mori një surprizë të këndshme nga stafi dhe nga publiku.

 

Të shtunën ajo festoi 37-vjetorin e lindjes, një detaj që e përmendi edhe në hyrje të emisionit të sotëm. “Sot po vij një vit më e pjekur para jush”, tha me humor Bieta, pas kësaj ajo u surprizua me buqeta me lule që i ka ndarë edhe me ndjekësit në Instastory.

 

Bieta i fryu qirinjtë në orën 12 të natës me bashkëshortin e saj, Alban Dudushin dhe djalin e tyre, Kroi Art.

 

“Kështu e pritëm edhe këtë 9 prill. Me 2 çunat e mi, i vogli s’e ka hiç problem të presë orën 12, por shumë ama t’i rezistojë tortës Ps. shija e tortës edhe kësaj here ishte përzgjedhur nga shef Kroi: me shuuuumë fruta të freskëta pylli”, shkroi në rrjetet sociale moderatorja dhe autorja e emisionit të pasdites në Top Channel.

 

Moderatorja prej vitesh drejton “Ftesë në pesë”, një emision pasditeje. Edhe pse është përfolur shpesh për një largim nga Top Channel, pasi bashkëshorti i saj është tashmë pjesë e një ekrani jetër, Bieta ka vijuar në po të njëjtin televizion.

 

Bieta dhe Albani numërojnë shumë vite pranë njëri-tjetrit në një lidhje dashurie nga e cila kanë edhe një fryt të sjellë në jetë, djalin e tyre, Kroi Art. Në një intervistë për emisionin “Ëndërrtjerrësit”, çifti para pak javësh foli si asnjëherë më parë rreth jetës së tyre personale. Gjatë bisedës, ata treguan rreth nisjes së historisë së dashurisë, detajet rreth lidhjes së cilës i kanë mbajtur “hermetike” ndër vite.

 

Bieta tregoi se ka qenë Albani ai i cili i shprehur dashurinë teksa ndodheshin bashkë duke iu afruar dhe duke i thënë “Më merr shumë malli për ty”. Moderatorja e përshkroi si një moment shumë të sikletshëm teksa Albani tregoi se e mori në telefon dhe i tha se fjalë e thënë i kishte me të vërtetë. Javë më vonë Bieta tregoi se ndodhi puthja e parë mes tyre, po në makinë, në një ditë me shi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...