Arrestohet ish-ministrja/ E dënuar me 6 vite burg për korrupsion, tentoi të largohej përmes kufirit

Rasti i arrestimit të ish-ministres së Turizmit të Rumanisë, Elena Undrea, që ndodhet në paraburgim nga autoritetet bullgare teksa tentoi të kalonte në Greqi të enjten e kaluar, po kthehet në një thriller, teksa dënohet me 6 vite burg për korrupsion.

 

Dyshohet se Undrea ka tentuar të kalojë Greqinë në përmes kufirit greko-bullgar Promachonas-Koulata në mëngjesin e ditës së enjte, menjëherë pas vendimit përfundimtar të një gjykate rumune që e dënoi me 6 vjet burg për ryshfet, përvetësim si dhe shpërdorim detyre.

 

Një çështje e cila ka qenë në pritje që nga viti 2018, por për herë të parë u bë publike në vitin 2011 pas një hetimi gazetaresk të kryer kur Elena Undrea ishte ministre. Kjo është dosja e famshme “Gala Bute” që kishte bërë bujë të madhe në Rumani. Ish-ministrja u ndalua në kufirin greko-bullgar nga policia bullgare, që e ndaloi në Petritsi dhe më pas e transferoi në qendrën e paraburgimit në Blagoevgrad.

 

Avokati, Tudorel Toader, një ish-ministre e drejtësisë në Rumani nga viti 2017 në 2019, kishte bërë një apel duke kërkuar anulimin e dënimit të saj të mëhershëm në 2018. Fakti që Undrea u përpoq që të shmangte vuajtjen e dënimit duke u arratisur në Bullgari nuk dënohet sipas ligjit rumun, pasi më parë nuk i ishte ndaluar të largohej nga vendi. Undrea ishte Ministër i Turizmit nga viti 2008 deri në 2009 dhe Ministër i Zhvillimit Rajonal dhe Turizmit nga 2009 deri në 2012.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...