‘’A do pajtohesh me Olsën’’/ Sindi jep përgjigjen e prerë: Nëse nuk…

Ish-konkurrentja e ‘’Për’puthen’’ të sezonit të kaluar, Sindi Loci në daljet dhe në intervistat e saja nuk lë pa përmendur eksperiencën e saj në emisionin e dashurisë. Shpesh herë e kemi parë të flas për raportet që ka me autoren, moderatoren dhe opinionistin e programit.

 

Së fundmi, Sindi ka zhvilluar një mini-intervistë në ”Instagram”

 

me ndjekësit e saj. Një nga ata e pyet nëse do të pajtohet me Olsa Muhametin.

 

‘’Sikur u zbute te emisioni kur të pyetën për Olsën, a do të pajtohesh?’’, pyet ndjekësi.

 

Loci ka dhënë një përgjigje të prerë duke bërë me dije se diçka e tillë nuk ka për të ndodhur.

 

‘’Jo s’ka shanc. Nëse nuk më respekton mua në fillim, ti kurrë nuk ke për të pasur një marrëdhënie me mua. Nuk lëpij aty ku kam pështyrë’’, është përgjigur ish-konkurrentja.
Kujtojmë këtu se në një intervistë të fundit, Loci ka treguar se me Muhametin ka pasur raporte të mira gjatë qëndrimit në program, por pas largimit të saj filluan që marrdhëniet mes tyre të ftohen. Ajo ka rrëfyer se e ka ‘’shpëtuar’’ emisionin e saj kur një grup konkurrentësh vendosën që ta braktisnin programit.

 

‘’ Olsën kam pasur raporte të mira, dhe falënderuese ndaj meje. Në një rast kam qenë unë që i kam kthyer personazhet e ‘’Për’puthen’’ që të vazhdonin programin sepse na u duk vendimi i tyre jo i drejt ndaj një konkurrenti tjetër, dhe kam qenë unë që e kam kthyer unë gjithë. Olsa ka qenë mjaft falënderuese. Realiteti ndryshoj pas mbarimit të ‘’Për’puthen’’, nuk mora respekt dhe mbaroj interesi.

 

Kur vjen bota te televizioni është pak i ashpër duke qenë se kam qenë vet pjesë e televizionit për një periudhë kohe të gjatë, mund ta kuptoj se sillen në atë lloj mënyre. Kur një njeri të ka shpëtuar komplet emisionin, ia vlen t’ia kthesh respektin reciprok që të ofron”, tha Sindi.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img