NJË VIT PA ANILA DUSHIN, MIKEN E TË GJITHËVE

Miq, të afërm dhe kolegë përkujtuan gazetaren dhe mësuesen e njohur të Shkodrës por edhe më gjërë Anila Dushi, në një vjetorin e ndarjes nga jeta të saj. Një vit më parë COVID-19 i mori jetën Anila Dushit duke lënë një dhimbje të madhe tek miqtë e saj të shumtë.

 

Në këtë një vjetor të ndarjes nga jeta kolegët dhe miqtë e Anilës e përkujtuan duke sjellë kujtimet e bukura, shpirtin human të një mësueseje dhe vlerat e një gazetareje që kontribuoi për mbi 20 vite.

 

Anila Dushi, si mësuese ishte gjithmonë pranë atyre fëmijëve dhe familjeve në nevojë duke i ndihmuar me të gjitha mënyrat. Në emër të unionit të gazetarëve shqiptar, kryetari I degës së Shkodrës Gaspër Marku propozoi që Këshilli Bashkiak i Shkodrës të nderojë me një titull Anila Dushi pas vdekjes për kontributin e saj në arsim dhe media.

 

Dhimbja për koleget e medias që më pas u kthyen si pjesë e pandarë e familjes është e madhe…

 

Anila Dushi dha një kontribut të gjatë në fushën e arsimit dhe të medias, duke qenë ndër gazetaret e para grua në fillim vitet ’90 duke u kthyer në një zë të rëndësishëm. Për disa vite Anila Dushi ishte pjesë e rëndësishme e STAR PLUS Televizion.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...