Martohet djali i futbollistit të njohur/ Dalin pamjet nga dasma madhështore, të gjithë sytë te…

Djali i futbollistit David Beckham dhe këngëtares Victoria Beckham, Brooklyn është martuar në moshën 23-vjeçare.

 

Nusja e tij, aktorja Nicola Peltz, i mahniti të gjithë në ceremoni teksa mbante veshur fustanin e bardhë Valentino,

 

Trashëgimtarja 27 vjeçare, e bija e biznesmenit të fuqishëm Nelson Peltz, ishte mishërimi i elegancës me fustanin e saj të nusërisë me mëngë të gjata, dhe mbante shtrënguar një buqetë me lule të bardha pranë chuppah-së, në të cilën çifti u martua në një ceremoni hebraike.

 

Fustani i saj i jashtëzakonshëm me një vello mahnitëse gjithëpërfshirëse, e cila përmbante zbukurime delikate me dantella dhe Nicola e tregonte në çdo centimetër se kush ishte nusja.

 

Aktorja fluturoi në Romë dy herë për të punuar me stilistin e Valentino Pierpaoio Piçioi në studion e tij për të siguruar që çdo detaj i veshjes të ishte perfekt.

 

Nicola dhe kuzhinieri aspirant Brooklyn, 23 vjeç, u martuan në një ceremoni në mbrëmje në një nga tre strukturat masive me tenda të ndërtuara në lëndinën e madhe përballë oqeanit të kompleksit 103 milionë dollarësh të babait Nelson në Palm Beach, Florida.

 

Pasi pozoi për fotot, ajo u bashkua me të ftuarit e tjerë në qendrën gjigante të dedikuar për të shërbyer kokteje – më pas u drejtua për në banakun ngjitur të banketit.

 

Por ajo u kujdes që këtë herë të mos ia zbulonte fustanin e saj kujtdo që mund të shikonte nga ana e plazhit të pronës, duke pasur një mburojë me çadra të bardha që e mbulonin teksa ecte.

 

Të ftuarit, përfshirë legjendën e tenisit Serena Williams, kuzhinierin televiziv Gordon Ramsay dhe yllin e Desperate Housewives, Eva Longoria, mund të shiheshin qartë duke shijuar kokteje.

 

300 të ftuarit më pas u zhvendosën në tendën e banketit – ku DailyMail.com mundi të zbulojë kërcimin e parë të Brooklyn-it dhe Nicola-s me një këngëtar live nën tingujt e Only Fools Rush In, i bërë i famshëm nga Elvis Presley.

 

Çifti doli në pistën e vallëzimit në orën 20:10 dhe përfundoi me brohoritjet e forta nga të ftuarit. Dhe kënga e dytë ishte klasikja e Ben E. King Stand By Me.

 

Dasma e Brooklyn dhe Nicola filloi në orën 18:00, kur Brooklyn, 23 vjeç, iu bashkua nuses së tij 27-vjeçare për dasmën në një nga strukturat masive me tenda të ngritura në pronën e familjes Peltz prej 103 milionë dollarësh në Palm Beach, Florida.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img