Gripi i shpendëve në Shqipëri, Edi Rama ‘shokon’ me reagimin e tij: “Të kishit vënë një zgarë këtu dhe i haja unë pulat”

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Panairin e Bujqësisë në sheshin Nënë Tereza, është ndalur të flasë edhe me një fermer në lidhje me efektet e krizës.

Ky i fundit deklaroi se janë në një situatë të vështirë edhe për shkak të krizës globale por edhe prej gripit të shpendëve.

Rama deklaroi se kjo është një çmenduri pasi sëmundja nuk ka lidhje me ushqimin ndërsa u shpreh se duhet të kishin vënë një zgarë dhe ai të hante pulat në sy të të gjithëve për ta demonstruar këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Vetëm një gabim keni bërë. Gjithë këto pula. Duhet të kishit bërë një zgarë këtu që të haja unë dhe ta kuptonin që nuk ka lidhje kjo historia e gripit të pulave me ushqimin. E kanë për taksiratin e vet pulat jo për njeriun.

Fermeri: Kemi pasur goxha goditje. Ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm. Kriza globale ka ndikuar. Por fryrja mediatike na ka dëmtuar. Jemi në një situatë të vështirë.

Edi Rama: Fryrja mediatike është një çmenduri. Të kishit vënë këtu një zgarë dhe të haja unë këtu

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img