“Është mami duke parë”/ Puthje, përqafime dhe kërcime senusale, ky është çifti i radhës që lë Për’Puthen

Erion Kuka dhe Mikela Pupa kanë vendosur të ndërpresin rrugëtimin e tyre në emisionin e dashurisë, për të njohur njëri-tjetrin jashtë Për’puthen.

 

Çifti kanë pasur një hapsirë plot me surpriza për njëri-tjetrin gjatë puntatës së sotme të Për’Puthen. Ata kanë kërcyer pranë njëri-tjetrit duke thënë se po përjetojnë emocione ndryshe.

 

Më tej Mikela dhe Erioni i bënë premtimet njëri-tjetrin për vazhdimësinë e tyre jashtë, ku nuk munguan as të qeshurat dhe momentet e bukura mes të dyve.

 

Pjesë nga diskutimi:

Erioni: Premtoj që do e nxjerr Cocon shëtitje kur ti nuk mundesh. Do mundohem të jem sa më i qetë, edhe pse ngacmohet vetë i pari. Unë e thërras për të mirë, ai do me kafshu. Të premtoj që do të përgjigjem cfarë po bën edhe kur sapo kam hapur sytë. Të premtoj që nëse të mërzis, do të trokas tek dera e shtëpisë për të ta hequr mërzinë. Të premtoj që do ha gatimet e tua edhe nëse është si ai byreku që gatove herën tjetër.

 

Mikela: Kush i bën makaronat më të mira?

 

Erioni: Pusho se mami është duke parë. Mami i bën të mira, por ti edhe më të mira. Premtoj që do të të them çdo ditë sa e bukur je.

 

Mikela: Të premtoj që do jem shumë e kujdesshme në veshje. Kur të jesh me nerva, nuk do të të nervozoj më shumë, nuk do nxehem shumë kur të bësh lojëra me Cocon. Ky është premtimi më i vështirë por do mundohem ta mbaj, të premtoj që do filloj të shoh Interin me ty.

 

Mikela: Unë nuk jam ndjerë kurrë kështu.

 

Erion: Unë ndihem shumë mirë që e bëj të lumtur, që e bëj të ndihet mirë.

 

Mikela: Jam shumë e emocionuar, kam kaluar nga situatat më të këqija deri tek më të bukura. Jam e lumtur që gjeta personin që më bën të lumtur.

 

Erioni: Kam thënë që ka diçka brenda Mikelës që i pëlqen të gjithëve.

 

Erioni gjithashtu kishte realizuar një këngë, të cilën ia dedikon Mikelës dhe zgjedh që të mos e bëjë publike si projekt në asnjë platformë tjetër për të përfituar nga fama e momentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...