“Erdha për ty moj bijë”, Margarita: Babi bëri 44 orë rrugë për mua ditën e 78-vjetorit

Margarita vjen në “Ka Një Mesazh Për Ty” enkas për pikën e saj të dobët.

E lindur në një familje me 8 fëmijë, ajo rrëfen në “E diela shqiptare” në Tv Klan se që e vogël ka qenë krahu i djathtë i të atit. Për të ndihmuar familjen, ajo ka lënë mënjanë edhe shkollimin e saj, ndonëse sot, e zhvendosur në Gjermani, ka një jetë krejtësisht tjetër. Me një episod, ajo na njeh pak me të, por edhe me të atin e saj.

Margarita: Në 2015 emigrova për në Gjermani, nuk kisha letra. Babi thotë “do vij unë”, e merr guximin megjithëse s’kishte udhëtuar asnjëherë jashtë shtetit.

Ardit Gjebrea: Me avion?

Margarita: Jo, me autobus.

Ardit Gjebrea: Është udhëtim i gjatë.

Margarita: 44 orë me autobus. Ditën që vjen babi në Gjermani mbush 78 vjeç. “Erdha për ty moj bijë”, tha. Me babin kam një lidhje të veçantë, flasim si shokë, gjithmonë e përmend në njerëz të tjerë, por edhe mua që “më ka mbetur peng shkolla jote”, që nuk e përfundova atëherë.

Ardit Gjebrea: Po ti çfarë i thuas?

Margarita: Kur erdhi që më pa në Gjermani, më tha “tani që të shoh mirë sikur e hoqa pak pengun”.

Arsyeja pse Margarita ka thirrur të atin në program, i cili ka humbur tre vëllezërit në një vit, është për t’i thënë atij se nuk është vetëm./tvklan.al

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img