Eni Çobani gati mes lotësh: Nëna nuk ndërrohet jo me… Ja çfarë ndodhi në studio

Në përfundimin e seancës së “Shihemi në Gjyq”, Adivia kërkon vetëm diçka: qartësimin e dokumentacionit së dëmshpërblimit nga vdekja e bashkëshortit.

Nga ana tjetër, Nertila nuk pranon që nëna e saj të jetojë me të, pavarësisht dhunës që përjeton prej të birit, nëse nuk sqarohet kjo çështje. Rubrika e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan mbyllet me shpjegimin e Eni Çobanit, se ç’do të ndodhë në vazhdimësi.

Eni Çobani: Adivie, unë të premtoj publikisht që marrëveshja me kompaninë e sigurimit patjetër që do na vihet në dispozicion dhe do marrim vesh përfundimisht sa ka qenë shuma që ka përfituar familja nga humbja e jetës së bashkëshortit dhe babait të këtyre fëmijëve, për këtë të siguroj sepse kompania e sigurimit patjetër këtë gjë e ka bërë me avokatin dhe mund të na vihet në dispozicion.

Eni Çobani: Për sa i përket Nertilës, nuk ka marrë asgjë nga kjo shumë. A është akorduar një shumë veç për Nertilën, edhe këtë gjë do ta kuptojmë nga marrëveshja kështu që ftoj edhe njëherë kompaninë e sigurimit të na vërë në dispozicion të gjithë dosjen e kësaj shume që i ka akorduar familjes.

Mes të tjerash, Eni Çobani këshillon Adivien që të denoncojë sa më parë dhunën si dhe i bën thirrje autoriteteve, teksa i drejtohet Nertilës me një premtim.

Eni Çobani: Nuk të lë Eni vetëm derisa të marrësh vesh dhe t’i japim letrën kësaj zonjës dhe për t’i thënë: Nertila, nëna nuk ndërrohet jo me 5 milionë, por edhe me 5 miliardë, nuk ka çmim nëna, megjithatë ju sot keni vënë një çmim.

Këtë çmimin do ta sqarojmë me kompaninë. Uroj të jetë kjo shumë se mos dalë akoma më tepër dhe ta gjykosh më tepër mamanë, por të siguroj që unë do të të gjej lekët./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...