Tmerr/ 45-vjeçari shqiptar i pret kokën nënës së tij me sëpatë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Sellcë, Tetovë.

 

Një 45 vjeçar nga ky fshat ka vrarë nënën e tij, teksa ia ka prerë kokën me sëpatë. 45-vjeçari me inicialet U.D. e kishte vrarë nënën e tij 73-vjeçare, N.D., diku tre muaj pasi ishte liruar nga spitali psikiatrik i Bardovcës.

 

Sipas RTV 21, drejtori i psikiatrisë në Shkup, Qamil Kovaqi, ka thënë që pacienti me vetiniciativë ka kërkuar që të lirohet nga spitali më 21 shkurt të këtij viti. 45 vjeçari ishte trajtuar me ndërprerje nga viti 2009, ndërkaq nga viti 2017 ishte trajtuar në këtë spital.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img