Sali Berisha i pikëlluar ndan lajmin e trishtë: Mbylli sytë përgjithmonë, u prehsh në paqe

Sali Berisha ka ndarë në orët e vona mbrëmë në rrjetet sociale lajmin e trishtë se intelektuali dhe historiani i njohur Sherif Delvina ka ndërruar jetë.

Një humbje e madhe jo vetëm për familjen e të ndjerit por për gjithë ata që e njihnin dhe kanë qenë bashkëpuntorë me të. Mesazhet ngushëlluese kanë qenë të shumta.“Sherif Delvina mbylli syte pergjithmone! Te dashur miq, Sherif Delvina njeri nga studjuesit, historianet, intelektualet me te shquar te kombit shqiptar mbylli syte pergjithmone.

Pasardhes i njeres prej familjeve me ne ze te elites shqiptare te kohes, me kontribute te medha ne ndertimin e shtetit shqiptar dhe institucioneve tona.

Sherif Delvina studjues, historian, publicist, dramaturg, avokat i vendosur i çeshtjes kombetare eshte autor i dhjetra veprave historike, studimeve por dhe ne zhanre te letrave ne te cilat ai do jetoje pergjithmone.

Duke shprehur mirenjohjen me te thelle dhe nderimin me te madh per vepren e ndritur te Sherif Delvines, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, te afermve, miqve te tij dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjej paqen e merituar. Amin!”, shkruan Sali Berisha.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img