“Prostituta VIP që për një videoklip 3 minuta flenë me 10 biznesmenë”, shpërthen keq Milaim Zeka

Gazetari Milaim Zeka ishte ndër të parët që reagoi në mbrojtje të këngëtares Elsa Lila, kur ajo ra në prangat e policisë italiane, për përfshirjen në një grup kriminal.

Zeka tha se Elsa Lila e ka lartësuar imazhin e Shqipërisë në Itali e me gjerë, e në këtë moment, ndaj duhet mbështetur si artiste, ndërsa për veprimet antiligjore, do të jetë shteti italian që do të vendosë për të.

“Të ngrihen njerëz të pafytyrë ta gozhdojnë një artiste kaq të madhe që na ka zbardhur fytyrën, të bëjnë akuza ndaj saj, për mua ishte e pafalshme.

Nuk mund të hesht përballë kësaj. Dhe kush e sulmonte? Disa prostituta vipa, që për një videoklip 3 minuta flenë me 10 biznesmenë.

Dhe kur prostituta të shet moral para Elsa Lilës, kjo është të çmendesh! Prandaj e kam mbrojtur. Unë nuk e di çfarë ka bërë Elsa Lila, por çfarëdo që ajo të ketë bërë, do ta paguajë faturën vetë.

Unë kam folur për të, si njeri dhe si artiste. Dhe ajo para së gjithash është njeri i mirë”, u shpreh Zeka në Dritare TV.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...