Prej vitesh nuk flasin me njëra-tjetrën/ Eranda Libohova zbulon detaje nga marrëdhenia me Irmën

Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova është mjaft e dashur për publikun shqiptar. Së fundmi Eranda ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites në Abc News dhe ka folur për karrierën e saj artistike dhe ka cekur fare pak atë private.

 

Ndër të tjera, ajo ka përmendur edhe motrën e saj teksa ka treguar me nostalgji kur ka kënduar në festival me Irmën.

 

‘’ Krajka, kur na ka dëgjuar me Irmën ne të këndonim duet ai na ka thënë do t’ju bëj juve një këngë që të tingulloni si Abat. Ai ishte avangard dhe këngë mbaj mend që ka qënë për këngën ‘’Nuk e harroj’’. Ai na tha që do të shkëlqeni dhe ajo këngë ka qenë shumë e guximshme për kohën dhe frymëzuese. Këngë ka pasur disa ndryshime në vija melodike edhe në okrestracion dhe ka qënë shumë moderne për kohën. Por që ishte shumë e guximshme ‘’, tha ajo.

 

Dy motrat Eranda dhe Irma Libohova prej kohësh përflitet se ato nuk kanë një raport të mirë më njëra – tjetrën. Kjo u vu re nga fakti se ato të dyja nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në ‘’Instagram’’ dhe madje dyshimet u shtuan më së shumti kur Eranda Libohova u dekoruar me çmimin ‘’Mjeshtëri i Madh’’, në festën që organizoi me rrethin e ngushtë shoqëror, nuk u pa prezenca e motrës së saj, Irmës.

 

Madje para disa vitesh në një tjetër intervistë ajo deklaroi se me motrën e saj nuk flet për jetën e saj private dhe se shprehet më lirshëm me një mikeshën e saj më të ngushtë.

 

‘Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr,” ka treguar këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...