Po ç’paskan qënë këto…/ Nga 10 deri në 100 euro brenda minutit, momenti kur efektivët në Morinë marrin paratë

Publikohen faktet e para të implikimit në ryshfet të policëve në Morinë.

 

 

Sipas hetuesve fitimet e efektivëve mund të shkonin deri në tetë mijë euro në ditë.

 

Mësohet se në kabinat e policisë në kufi me urdhër të prokurorisë ishin vendosur kamera përgjimi të cilat kanë fiksuar çdo lëvizje të punonjësve të policisë.

 

Pikërisht filmimet kanë zbuluar se në çdo minutë regjistrohej një rast ryshfeti ku vlera më e ulët që policët merrnin ishte 10 euro dhe më e madhe 100 euro. Në këtë skemë rezulton të jetë përfshirë edhe drejtori i i Kufirit dhe Migracionit në Kukës, Fran Kacorri.

 

Efektivët e arrestuar në bashkëpunim me shefat e tyre, akuzohen se kanë lejuar kontrabandën, trafiqet dhe kalimin e personave me probleme me ligjin në këmbim të parave.

 

Ata manipulonin edhe sistemin TIMS duke ndryshuar të dhënat e hyrjes dhe daljes në këmbim të ryshfetit. Në total, 17 efektivë policie në pikën kufitare në Morinë janë arrestuar pas hetimit, 14 masa sigurie janë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa 3 janë pezulluar nga detyra.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img