“Më refuzuan 3 herë tek audicionet e Portokallisë”, Gent Zenelaj zbulon si e bindi Agron Llakën ta merrte në punë

I ftuar në “Glamour Zone” me Ester Bylykun, Gent Zenelaj na tregoi shumë gjëra për karrierën dhe jetën e tij, për refuzimin që mori 3 herë në Portokalli, për njohjen me bashkëshorten e tij, për marrëdhënien me Saimirin etj.

 

Ndonëse Genti është bërë i dashur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, në fakt për të ka qenë e vështirë ta fitojë atë vend pune. Për më tepër Genti thekson se e kanë refuzuar plotë tre herë.

 

Ester Bylyku: A ke marr pjesë në ndonjë audicion dhe nuk je pranuar? Gent Zenelaj: Po, në Portokalli, 3 herë më refuzuan. Shpesherë nuk ka të bëjë për talentin, por të jesh në momentin e duhur, në vendin e duhur me metarialin e duhur.

 

Por publikisht gjej rastin të falenderoj Agron Llakaj, i cili ishte drejtori artistik, dhe kishte një dashamirësi dhe qasje pozitive ndaj meje. Pasi u lodha me audicione, vendosa të marr pjesë me një barsoletë. Vendin e punës e fitova me barsoletën e familjes Agolli.

 

Gjatë bisedës së tyre në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, Zenelaj foli dhe për kolegun e tij prej shumë vitesh, me të cilin ka një bashkëpunim të shkëlqyer, Saimir Kodra.

 

Ester Bylyku: Çfarë nuk të pëlqen te Saimir Kodra? Gent Zenelaj: Saimirin e kam koleg shumë të mirë, por e ka zërin shumë të lart, lale. Të punosh afër Saimirit është si të punosh afër sirenës së qytetit. Ku e gjen gjithë atë zë. Po mundohem t`i gjej një rregjistër diku qe t`ia ul pak (qesh).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...