E rëndë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset 67-vjeçarja

Një grua është plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Troshan të Lezhës rreth orës 11:25, në banesën e shtetasit M.L.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe është lënduar 67-vjeçarja me iniciale Gj.L.

Ajo është dërguar për mjekim në QSUT. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img