‘Big Brother” ende nuk ka mbaruar për shkodranët, ja çfarë po ndodh…

Big Brother Vip bëri gjithë shqiptarët për vete në sezonin e tij të parë që u fitua nga balerini Ilir Shaqiri.

Një spektakël që zgjati plot 4 muaj, duke mbajtur të mbërthyer shqiptarët pas ekranit.

Tani, Big Brother Vip po “ripërjetohet” nëpërmes një shfaqje teatrale në Teatrin Migjeni në Shkodër. Kjo komedi ka rithyer në skenë Estradën e Shkodrës dhe ka ngjallur shumë entuziazëm te publiku.

Premiera e kësaj shfaqje do të vihet në skenë në Teatrin Migjeni, me regji të Ismet Drishtit. Me pjesëmarrjen e aktorëve të njohur Besnik Çinari, Drande Xhaj dhe një grup prej 8 aktorësh të rinj, estrada e Shkodrës është frymëzuar për të vazhduar performancat.

Për regjisorin dhe aktorët, suksesi i kësaj komedie ishte shpërblimi më i mirë pas shumë ditësh punë të përkushtuar. Për të paktën 5 ditët në vijim, biletat janë të gjitha të shitura, ndërsa vijon të ketë kërkesa nga publiku shkodran.

Përsa i përket Big Brortherit real, ai pritet të rikthehet në ekran në fund të dhëjtorit të këtij viti ose në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, në sezonin e tij të dytë.Sezoni i parë vendosi një rekord shikueshmërie dhe sigurisht fitime të mëdha për Top Channel, gjë që ndikoi në shtyrjen për 1 muaj, pasi fillimisht ishte programuar vetëm për 100 ditë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...