Rama ka nisur të hedh fall e të shohë filxhanin? Lë pa fjalë Fevziun …

Edi Rama është i ftuar sot në “Opinion” me Blendi Fevziun për të folur mbi ngjarjet më të fundit në vendin tonë, te të cilat lidhet ngushtë qeveria. Kryeministri Rama ka folur mbrëmjen e sotme edhe për situatën e energjisë elektrike në vend.

 

Kryeministri vendosi që ta shpjegojë përmes një filxhani faktin se përse u shkarkuar Fierza, ndërkohë që më herët KESH ka blerë energji me çmim më të shtrenjtë dhe e ka shitur më lirë.Sipas Ramës, i cili tha se filxhani, pra baseni i HEC-it nuk mund të mbushej më shumë se sa lejohej pasi mund të shembej diga.

 

Rrjedhimisht sipas tij, kur ka shumë prurje ose duhej derdhur uji duke hapur digat ose duhej shitur.Për këtë arsye sipas tij është shitur energji me çmim të lirë në kohët me shi dhe është blerë më shtrenjtë në kohëra të thata. “Pse ne shesim energji më lirë se sa e blejmë?

 

Sepse e shesim kur ka shumë reshje dhe ka shumë prodhim dhe duhet që ose ta shesim dhe ose ta derdhim ujin, kurse kur e blejmë e gjithë zona ka nevojë për energji dhe është e thatësirë gjithandej”, tha Rama.Kur Fevziu i tregoi se inceneratori i Tiranës ende nuk inceneron, megjithëse paguhet për këtë proces, Rama është çuar nga tryeza dhe ka shkuar t’i flasë publikut duke braktisur bisedën.

 

Blendi Fevziu ka publikuar shifrat që qeveria ka shpenzuar për inceneratorët. Por, kjo gjë nuk është pritur mirë nga kreu i qeverisë, i cili nuk dha një përgjigje shteruese për këtë çështje, por duke bërë ironi u drejtua nga publikua dukë kërkuar kafe.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img