Nusja e Sali Berishës qenka…: unë në shtëpi ndërsa burri të sjellë lekët…

Emisioni “Goca & Gra” edhe pse me disa ndryshime në mes të sezonit, ka fituar vendin e tij në prime-time në Top Channel dhe transmetohet cdo të mërkurë në orën 21:00.

 

Pas largimit të Tea Trifonit, Olsias dhe Kristës, Top Channel i zëvendësoi ato me 3 emra me ‘peshë’ si Dalina Buzi, Rita Petro dhe Armina Mevlani. Ndërkohë që fatma nuk u lëviz dhe vazhdon edhe në këtë sezon.

 

Gjithashtu u ndryshua dhe dita dhe ora e emisionit, më parë ishtë të shtunën në drekë në një orar aspak të përshtatshëm, ndërsa tani është prime-time.

 

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” u diskutua se kush duhet t’i mbante lekët në shtëpi, burri apo gruaja. Blogerja e njohur, Armina Mevlani, bëri një deklaratë që e habiti jo pakFatma Haxhialiun.

 

Armina u shpreh se burri duhet të punojë dhe të sjellë lekë. “Unë jam tradicionale, burri duhet të punojë të sjell lekë, unë të rris fëmijët në shtëpi, tu përkushtohem atyre”, tha Armina duke qeshur, por Fatma u habit nga kjo gjë dhe e kundërshtoi.

 

Mevlani sqaroi më pas se edhe gruaja duhet të punojë, por në momentin që do ketë fëmijë do u dedikohet më shumë atyre. Ja pra këtë s’e kishim menduar, Armina na qenka nuse tipike tradicionale.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img