Nga diell në shi/ Nuk ka fund surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë

Moti pritet që gjatë fundjavës të jetë i paqendrueshëm.

Të shtunën do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat në orët e mbrëmjes do të jenë të dendura në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërkohë që ditën e diel pritet të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin të cilat priten të jenë në nivelin mesatar.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e pasdites e kryesisht në mbrëmje në veriperëndim vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.

Reshje shiu me intensitet deri mesatar në të gjithë vendin, hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila ditën e diel hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...